Ligji për gjuhët është dërguar në Komisionin e Venecias

Qeveria ka dërguar në Komisionin e Venecias përmbajtjen e plotë të Ligjit për gjuhët bashkë me tekstin alternativ të nenit 8 dhe tri dispozitat e tij që kanë të bëjnë me shqipen në bankënota, letrat me vlerë dhe uniformat e ushtrisë dhe policisë.

Në letër thuhet që Qeveria pret vlerësim për aspektet e pajtimit të ligjit me standardet evropiane dhe principet e sundimit të ligjit.

Gjithashtu është theksuar se ligji i gjuhëve rrjedh na Marrëveshja e Ohrit dhe se qëllimi i tij është që të krijos kornizë të harmonizuar juridike në dispozita ligjore dhe që do të harmonizohet pa cenuar Kushtetutën e Maqedonisë.