Limaj: Presim që të udhëtojmë pa viza në fund të vitit

Sot në emisionin Frontal, në T7, për të diskutuar rreth çështjes së liberalizimit të vizave dhe përgjigjes pozitive nga Komisioni Europian, është i ftuar Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj.

Limaj është shprehur optimist se qytetarët e Kosovës së shpejti do të kenë mundësi të udhëtojnë pa viza, duke e përmendur kështu si afat kohor të mundshëm fundin e këtij viti, por gjithashtu se ka rrugë të tjera për të ndjekur për ta finalizuar liberalizimin e vizave.

“Presim që në fund të vitit qytetarët tanë të udhëtojnë pa viza sikurse vendet mike”, ka thënë Limaj në Frontal.

Ai po ashtu ka thënë se çështja e vizave nuk është vetëm një dëshirë e Kosovës, por një aprovim nha BE’ja dhe Komisioni Europian.

“Asnjëherë deri më tani s’kemi pasë ndonjë qëndrim nga BE, na kanë qitë kushte tjera, por përfundimisht Komisoni ka venmdosë, që i kemi tejkalu të gjitha kushtet e caktuara”, është shprehur Limaj.

 

Loading...