Linda Rama dhe Zaho të kombinuar deri në detaj (FOTO)

Nuk është diçka e jashtëzakonshme të takosh rrugëve të kryeqytetit bashkëshorten e Kryeministrit Rama në këmbë dhe shpesh e shoqëruar edhe nga djali i saj Zaho.
Ajo lëviz si një qytetare e zakonshme për të bërë punët e përditshme. Paparazzi i bëri një foto pak ditë më parë, ku ajo që na ra në sy ishte kombinimi i këpucëve të Lindës me çorapet e Zahos.

Detaje shumë të bukura të një familjeje, ku i zoti i shtëpisë është piktor dhe adhuron ngjyrat.