Lirohen nga parabu*rgimi shoferi dhe pronari i “Durmo Tours” nga aks*identi tragjik me 16 të vd*ekur

Gjykatësi i procedurës paraprake përkohësisht ka vendosur t’ua shfuqizojë masën e parabur*gimit pronarit dhe shoferit të autobusit “Durmo Tours”, i cili u aks*identua para disa muajve në rrugën Shkup-Tetovë.

Pronari i kësaj kompanie dhe shoferi i autobusit që u aks*identua sipas vendimit të gjykatësit, janë dërguar në arr*est shtëpiak.

Për këtë vendim i cili është marrë para dy ditëve, ka reaguar Prokuroria Themelore e cila thekson se gjykatësi nuk ka të drejtë të vendosë për parabur*gimin i cili vazhdohet në çdo 30 ditë, pasi gjykatësit e Këshillit Penale, si instancë më e lartë, kanë vendosur që i njëjti të vazhdohet.

Arsyetimi i gjykatësit për shfuqizimin e masës së parabu*rgimit për dy të akuzuarit është se kanë pasur përkeqësime të shëndetit të tyre.

Ndryshe, nga aks*identi i autobusit “Durmo Tours” jetën e humbën 16 persona, ndërsa mbetën të lën*duar edhe dhjetëra tjerë. Sipas Prokurorisë, shkaktari kryesor për këtë aksi*dent ka qenë shpejtësia e autobusit dhe mosfunksionimi i rregullt i pajisjeve për frenim.