Lirohet Afrim Ukshini, i dënuar në mungesë për rastin e Sopotit

Mbrëmë vonë është liruar Afrim Ukshini i cili gjatë ditës së premte u ndalua nga policia në vendkalimin kufitar Tabanoc.

Afrim Ukshini ishte i dënuar në mungesë për rastin e “Sopoti”, ndërsa ishte i pakapshëm për organet e rendit që nga viti 2003. Ndaj tij ishte ngritur akuzë për terrorizëm. Ukshini nuk ishte i pranishëm edhe gjatë seancave kur rastin e mori Prokuroria Speciale Publike. Prokuroria e Katica Janevës rastin e Sopotit e kishte mbyllur në mungesë të fakteve lidhur me akuzën. Ky rast është nga viti 2003, kur dy ushtarë polakë dhe një shtetas i Maqedonisë humbën jetën, pasi që një automjet terreni i NATO-s shkeli në minë. Në këtë rast 11-të persona u dënuan me mbi 150 vite burg për terrorizëm.

Komentet

komentet

Loading...