Lista e vendeve më të lumtura në botë, Maqedonia radhitet e 89-ta

Është publikuar lista e vendeve më të lumtura në botë, për vitin 2018, ku janë të përfshirë 156 shtete, ndër të cilat edhe Maqedonia.

Ky raport publikohet për çdo vit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga vendet e rajonit, më të lumtura konsiderohen Sllovenia (51), Kosova (61), Serbia (78), Greqia (81), Kroacia (89), Bosnja e Hercegovina (93) dhe Bullgaria (110).

Në majë të listës janë Finlanda, Norvegjia, Danimarka, dhe sia vende tjera evropiane.

Raporti përgatitet në bazë të cilësiës së jetës, keqardhjes për tjerët, lirisë, shpirtmadhësisë, sinqeritetit dhe shëndetit.

Në këtë listë për vitin 2018, Maqedonia është radhitur në vendin e 89-të.

Loading...