Lladrovci ngre gishtin e mesit: Nuk ka bir nane që e ndal Kosovën

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot u përball me kritika, pasi u publikua një fotografi, ku ai shihej duke qeshur, teksa kishte të ngritur gishtin e mesit.

Disa orë pas publikimit të fotografisë, ai ka reaguar nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Lladrovci ka dhënë versionin e tij rreth fotografisë kontroverse.

Ka thënë se gishti i mesit ka qenë porosi për armiqtë e Kosovës, në veçanti Serbinë.

“Nuk ka bir nane që mund e ndal Kosovën me ecë përpara!”, ka shkruar ai.

 

Loading...