Lojtari i Tottenhamit nënshkruan kontratë të re

30 Heung-Min Son ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me Tottenham. Sipas kësaj kontrate, Son do të qëndrojë në ekipin nga Londra deri në sezonin 2022-2023.
26-vjeçari nga Korea e Jugut, u transferua në vitin 2015 nga Bayer Leverkusen. Nën menaxhimin e Mauricio Pochettiono, është rritur roli i tij brenda ekipit, ku brenda sezonit ka luajtur 37 lojë. 26 golat e tij gjatë dy sezoneve të fundit i kanë ndihmuar Tottenhamit të sigurojë vend në top treshen angleze, transmeton gazeta Express.

“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratë të re. Shpresoj të ju shoh këtë sezon në stadiumin e ri,” është shprehur Son në një video të publikuar nga klubi.

Son iu bashkangjitet kështu Harry Kane dhe Pochettinos, të cilët kanë nënshkruar kontrata të reja gjithashtu. Pochettino ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare në maj, ndërsa kontrata gjashtëvjeçare e Kane u konfirmua muajin e kaluar.

Loading...