Lopetegui përshëndetet me lojtarët e Real Madridit, për çdo rast…

Julen Lopetegui e di se e ardhmja e tij është larg Real Madridit.

Trajneri është i vetëdijshëm se humbja ndaj Barcelonës do t’i kushtojë atij me shkarkim, shkruan GazetaBlic.

Sipas mediave spanjolle, Julen Lopetegui i ka përshëndetur të gjithë lojtarët e tij pas ndeshjes dhe me shumë gjasë ai nuk do të jetë më trajner i madrilenëve.

Lopetegui ka orët e numëruara dhe ndoshta nuk do të takohet përsëri me lojtarët e tij, të cilët do të kenë stërvitje këtë të hënë para ndeshjes së Kupës ndaj Melilla që zhvillohet të mërkurën.

Për këtë arsye, Julen ka përshëndetur lojtarët e tij dhe i ka falënderuar për kontributin që ata kanë dhënë për katër muajt që ai ka drejtuar klubin.

Mbetet të shihet nëse ai do të shkarkohet nesër nga klubi madrilen./GazetaBlic