Loredana do të mund të dë.nohet dhe për një tjetër shk.elje ligjore në Zvicër!

Rap-artistja Loredana Zefi vazhdon të mbetet një ndër emrat më të lakuar në media si ato shqiptare njashtu edhe zvicerane.

Një aferë për zhvatje parash nën ak.uzat e një çifti zviceran rreth të pesëdhjetave ka bërë që Loredana të merret në pyetje nga autoritetet në Zvicër teksa në një deklaratë të hapur për media në Prishtinë më 10 maj ajo i mohoi pretendimet e çiftit për kër.cënim dhe zhv.atje.
Gazeta e famshme zvicerane 20 minuten e cila njëherësh ishte e para që de.noncoi rastin ka shkruar së fundmi se rap-artistja nga Ferizaji nuk posedon as nënshtetësi zvicerane.
Si rrjedhojë nëse ajo dë.nohet për rastin në fjalë sipas ligjeve të shtetit helvetik ajo nuk mund të qëndrojë dhe do të dë.bohet nga vendi shkruan “20 minuten”.

Gazeta gjithashtu përmend faktin se ajo u rrit në Emmenbrücke në Luzern ku edhe u shkollua teksa citon faktin se Loredana posedon vetëm nënshtetësi kosovare kjo pasi ajo zvicerane i ishte re.fuzuar në momentin e aplikimit.
Ishte fundi i vitit 2013 kur ajo aplikoi për natyralizim por aplikimi me sa duket iu re.fuzua ndërsa arsyet se pse ka ndodhur kjo nuk dihen.

“20 minuten” ka kërkuar nga komuna të prononcohen rreth rastit por të njëjtët kanë ref.uzuar ta bëjnë për shkak të privatësisë.
Reperja Loredana Zefi deklaroi gjatë konferencës së mbajtur të premten se ajo i ka marrë paratë nga çifti por kjo ka ndodhur me vullnetin e tyre të plotë dhe jo me ka.nosje.