Loredana është mbesa e këtij personaliteti të njohur fetar

Emri i reperes Loredana Zefi ditëve të fundit ka qenë kryetitull nëpër mediat kosovare por edhe në ato zvicerane pas ak.uzave se ajo mashtroi një çift në Zvicër duke ia marrë rreth 700 mijë franga nën kë.rcënim dhe sha.ntazh. Pë ata që nuk e kanë ditur Loredana rrjedh nga një familje fetare katolike nga Ferizaj. Periskopi mëson se ajo është mbesa (vajza e vëllait) të kan.celarit të Ipeshkvisë së Kosovës Don Shan Zefit.

Loredana dy.shohet se ka zhvatur një çift nga Valais duke ua marrë atë shumë të majme parash. Për të aplikohet prezumimi i pafajësisë. Megjithatë në rast se ajo dë.nohet mund të bu.rgoset deri në pesë vjet.

Madje ajo mund të marrë edhe dë.nim me dë.bim ngase Loredana nuk ka pasaportë zvicerane. Produkrori tha për “20minutes” se Loredana posedon vetëm shtetësinë kosovare.

Loredana kishte kërkuar shtetësinë zvicerane në fund të vitit 2013 por iu kishte re.fuzuar. Arsyeja për këtë është e paqartë. Në rast se shpallet fajtore Loredana rrezikon të njëjtin fat si ‘kolegu’ i saj Besko i cili ishte dë.buar nga Zvicra e ak.uzën për gra.bitje të ar.matosur.

Reperja në një konferencë për media ka pranuar se paratë janë marrë nga çifti zviceran mirëpo siç është shprehur ajo kjo ka ndodhur me vullnet të plotë nga çifti dhe jo me kë.rcënime apo me dhu.në.

Ajo në një mënyrë ka pranuar se familjarët e saj janë të përfshirë në këtë rast mirëpo është shprehur se ajo nuk ka qenë e involvuar.

Loredana u rrit në Emmenbrücke në Luzern ku edhe u shkollua. Ajo është e martuar me reperin kosovar Mozzik me të cilin ka edhe një vajzë.