LSDM: Gordana Siljanovska do të jetë një Gjorge Ivanov i ri!

Kandidatja e Hristijan Mickovskit Gordana Siljanovska dje në Tetovë foli kundër përdorimit të gjuhës shqipe. Vetëm një orë më vonë Mickoski në një intervistë televizive u përpjek ta justifikojë dhe u është drejtuar qytetarëve shqiptarë.

Kështu qëndron në kumtesën e LSDM-së në të cilën shtohet se Siljanovska edhe një herë tregoi se është kundër konceptit të një shoqërie se nuk ka qëllim të bëhet presidente e të gjithë qytetarëve se nuk do t’i bashkojëpor do t’i për*çajë qytetarët.

“Me qëndrimet e saj Siljanovska konfirmon se është pjesë e matricës e Nikolla Gruevskit matricë e ndarjeve urr*ejtje dhe konf*likte matricë e cila me vite e ka mbajtur vendin në izolim dhe pasiguri” theksohet në kumtesë.

Sipas LSDM-së Siljanovska dëshiron që të jetë Gjorge Ivanovi i ri milit*ant partiak i cili do të punojë sipas drejtimeve nga Budapesti por qytetarët këtë nuk do ta lejojnë.