LSDM: Pendarovski do të fitojë, anketat po tregojnë

LSDM përmes një komunikate sot bën të ditur se të gjitha anketat parashikojnë fitoren e sigurt të Stevo Pendarovskit në zgjedhjet presidenciale dhe për një epërsi serioze që nga raundi i parë.
“Po shtohet përkrahja për Pendarovskin tek qytetarët. Ajo që është me rëndësi se përkrahja për të vjen nga qytetarët e të gjitha bashkësive etnike. Koncepti i tij dhe fushata pozitive për një të ardhme më të mirë është dalluar tashmë nga të gjithë qytetarët” ka theksuar LSDM duke shtuar se kundërkandidatja e VMRO-DPMNE Siljanovska po mbron kri*minelët dhe ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe se është për një opsion retrograd.