LSDM reagon pas incidentit në kuvend

Zhvillimet në Kuvend kanë konfirmuar se pikërisht Nikolla Gruevski qëndron pas bllokimit të punës së parlamentit dhe pas përpjekjeve për të bllokuar procesin e reformave dhe integrimin Euro-atlantik të Maqedonisë, reagon LSDM-ja pas incidenteve të sotme në Kuvend.

“Ky është konfirmim se Hristijan Mickoski është vetëm marionetë e të dyshuarit Gruevski dhe se nuk ka kapacitet për të reformuar VMRO-DPMNE. Atë që VMRO-DPMNE tashmë e kishte pranuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve, edhe atë nga  35 mijë, pothuajse 33 mijë amendamente kanë të bëjnë vetëm me dënime, tregojnë që amendamentet e VMRO-DPMNE-së nuk ka të bëjnë me ligjin, por shërbejnë vetëm për bllokadën e Parlamentit. I dyshuari Gruevski 11 vjet përmes politikave të krimit, dhunës, urrejtjes dhe ndarjeve ka shkatërruar Maqedoninë dhe vazhdon të punojë kundër interesave të qytetarëve dhe shtetit. Me këtë sjellje, Gruevski e VMRO-DPMNE në humbje”, thonë nga LSDM-ja./TetovaSot/
Loading...