Luana Vjollca e pa rezistueshme, nisë punën e re

Ndërkohë që të gjithë shijuan në maksimum stinën e verës, moderatorja sexy, Luana Vjollca u pa më e dedikuar se kurrë në koncertet e saj muzikore si dhe prodhimin e klipeve të reja.

Sexy dhe e parrezistueshme ajo i shtonte një dozë të nxehti pushuesve. Por tashmë është koha që Luana t’i kthehet profesionit të saj të kahershëm.

Me anë të një postimi në Instagramin e saj Luana Vjollca ka treguar se është duke u përgatitur për sezonin e ri televiziv.

Programi që do të drejtojë mbetet surprizë, por ajo që nuk ndryshon është fakti se Luanën do e shohim sërish në ekranin e Top Media.

Nuk dihet ende saktësisht nëse ajo do të sjellë një sezon të dytë të emisionit ‘Shiko kush luan’.