Luftë në dy Lëvizjet Besa! Cila do të shijojë të mirat e pushtetit që e rrefuzuan e sot përgjerohen të kyqen me BDI- në

Sipas informatave jo zyrtare që po shpërndahen me shpejtësi që të dy krahët e lëvizjes Besa kan filluar negociatat me kryeministrin e Maqedonisë për tu bërë pjesë e qeverisë.

Nga njëra anë kryetari legjitim i lëvizjes Besa i cili edhe aktualisht mban vulat e partisë z.Bilall Kasami jo zyrtarisht mësojet se ka kërkuar dy ministri dhe dhjetë drejtori duke patur parasysh se aty bën pjesë edhe krahu i RDK- së së Fadil Zendelit ku zyrtarisht numërojnë 2 deputetë.

Mirpo një ofertë e tillë me sa duket është rrefuzuar.

Nga ana tjetër Krahu i Shkupit nuk kan patur kërkesa megalomane por vetëm një ministri dhe një zv.Kryeministër që aktualisht është vend i zbrazur.

Por pas rikonstruimit të qeverisë nëse zyrtarisht Levizja Besa krahu i Shkupit i bashkohet Qeverisë mundësia që Vesel Memedi të largohet nga Qeveria është e pashmangshme, pasi dy deputetët e Menduh Thaçit pritet që ti bashkohen përbërjes së re qeveritare, ku gjithsej së bashku numërojnë 5 deputet me LevizjennBesa Krahu i Shkupit.

Loading...