Lulzim Ismaili kalon në boksin profesionist

Boksieri nga Tetova, Lulzim Ismaili , zyrtarisht më 13 prill të këtij viti do të futet në ujërat e boksit profesionist edhe atë në Leverkuzen të Gjermanisë. Lajmi bëhet ditur përmes një postimi në rrjetet sociale nga trajneri i tij Halim Abazi. Ai duke bërë publik këtë lajm ndër të tjera ka shkruar ( teksti plotë pa ndërhyrje)-

Gjate vitit 2018 i vetmi boksier nga Maqedonia i cili solli medalje te arta nga turnete e ndryshme të AIBA-s. I vetmi boksier nga Maqedonia qe morri pjese ne Lojerat Olimpike ne Taraganda te Spanjes, pjesmarres ne Kampionatin Evropian qe u mbajt ne Rumani dhe shume suksese tjera mierpo Federata e Boksit nuk e vlerson vetem pse eshte anetar i Boxclub Shkëndija No Limit. Edhe pse bindshem Lulzim Ismaili kishte fitoret kryesia e Federates se Maqedonise vlerson boksiera tjere. Kur kishin nevoje dikur per Lulzim Ismailin falsifikuan dokumentat vetem qe te behet bokseri i tyre qe ata te arrijne pikat e duhura qe klubi i tyre te shpallet kampion, kurse sot vlerson bokserin maqedon me shume se Lulzim Ismailin ??? Mirepo ne si staf i Boxclub Shkëndija No Limit pasi qe ne Kryesine e Federates e Boksit se Maqedonise i behen shume padrejtesi kemi vendosur qe Lulzim Ismaili me daten 13.04.2019 te startoj ne boksin profesional ne Leverkusen te Gjermanise, pasi qe ne Maqedoni ne boks amator ka kundershtar refera te caktuar dhe disa anetare te kryesise. Keshtu qe ne si Boxclub Shkëndija i deshirojme shume suksese ne te ardhmen Lulzim Ismailit ne karieren e tij ne boksin profesional.- ka shkruar trajneri i Lulzim Ismailit.