Macron shpreh keqardhje për 11 viktimat nga protestat e jelekverdhëve

Presidenti francez, Emmanuel Macron shprehu keqardhjen sot në Kajro për 11 persona të cilët kanë humbur jetën që prej fillimit të krizës sociale të jelekverdhëve në Francë.

Megjithatë, presidenti francez theksoi gjithashtu se “asnjë prej të vdekurve nuk ka qenë viktimë e forcave të rendit”.

“Për këtë arsye dua t’i përshëndes forcat e rendit”, shtoi ai, pasi ishte pyetur nga një gazetare egjiptiane mbi respektimin e të drejtave të njeriut në Francë.

Macron dha sot një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij egjiptian, Abdel Fattah Al Sissi.