Maqedoni: Vajza hyn të lahet në pishinë, nuk del e gjallë

Një vajzë ka humbur jetën në pishinën “Dovlexhik” në Manastir. Nga policia e Manastirit kanë konfirmuar për sdk.mk se është paraqitur rast i tillë, kurse detaje kanë paralajmëruar për më vonë.

Jozyrtarisht merret vesh se vajza është future për t’u freskuar në pishinën e cila ende nuk është lëshuar në përdorim këtë vit, transmeton Gazeta Lajm.

Pishina është në pronësi të Ndërmarrjes publike “Strezhevë” nga Manastiri, por para dy viteve është dhënën nën koncesion ndërmarrjes “Mega Grup”.