Maqedonia e Veriut: Nëna braktis foshnjën e porsalindur, e lë në trotuar

Një i porsalindur sot është lënë në mëshirë të fatit në trotuar në lagjen Fushë Tophanë.

Dëshmitarët kanë njoftuar se foshnja ishte i porsalindur dhe i gjithi i mbuluar në gjak atëherë kur e kishin hasur kalimtarët e rastit. Foshnja kishte qenë e zhveshur dhe pa rroba.

Foshnja është gjetur dhe me ekipe të ndihmës së shpejtë është dërguar në spitalin “Nënë Tereza”.