Maqedonia e Veriut: Sfidë mes natalitetin dhe mortalitetit

Shifrat më të reja tregojnë se nga tetë rajone të Maqedonisë së Veriut, në pesë prej tyre ka shtim negativ të popullsisë në vend.

Sipas Kanal 5, gjatë vitit 2018 kanë lindur 21666 fëmijë, ose 88 më pak se viti paraprak, kur numri arriti në 21754.

Rënie më të madhe ka në lindje të vendit edhe atë në 11 komuna, respektivisht në Berovë, Dellçevë, Kamenicën maqedonase, Koçan, etj, kurse rritje ka në Likovë dhe Kumanovë.

Shtim pozitiv të popullsisë ka në veriperëndim dhe perëndim të vendit, si në Pjesën më të madhe të rajonit të Shkupit, pastaj në Pollog, Strugë, Dibër, etj.

Lëvizja fshat-qytet e popullsisë gjithashtu paraqet një problem tjetër, ndërkaq migrimi jashtë vendit është problemi që ka marrë hov të madh në vitet e fundit.