MARK ZUCKERBERG SAPO HUMBI 16 MILIARDË DOLLARË BRENDA PESË MINUTAVE

Facebook sot po përballet me ditën më të keqe të saj si kompani, pas rënies së madhe të aksioneve në tregun e aksioneve të SHBA-së.

Kjo do të thotë se edhe pasuria e Mark Zuckerberg ra për 16 miliardë dollarë në pesë minutat e parë të ditës së enjte, si pasojë e rënies së aksioneve të kompanisë për 19.6%.

Rënia e madhe fshiu rreth 128 miliardë dollarë të vlerës së kompanisë – ose rreth katërfishin e gjithë vlerës së Twitter në tregun amerikan.

Investitorët dërrmuan aksionet e rrjetit sociale, pas raportimit se aksionet kanë pësuar rritje të ngadalshme në tremujorin e dytë të mërkurën, duke shkaktuar rënie të aksioneve deri në 24%.

Loading...