Marrëveshja që shumë lehtë mund ta bëjë Modric lojtar të Interit

Luka Modric mund të largohet nga Real Madrid nëse ai vetë e dëshiron këtë.

Kështu shkruan gazeta e njohur italiane ‘La Gazzetta dello Sport’, që vazhdon të jap informacione rreth dramës së ditëve të fundit në tregun e transferimeve.

Sipas kësaj gazete, ekziston një paktë mes reprezentuesit kroat dhe presidentit të Real Madrid, Florentino Perez, që lojtari mund të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’ nëse vetë e dëshiron një gjë të tillë.

Gazeta cek se një marrëveshje e tillë, bëri që Real Madrid të heq dorë nga klauzola e Cristiano Ronaldos, duke e shitur atë për vetëm 100 milionë euro te Juventus.

Rasti i Ronaldos ka alarmuar Real Madridin, që në reagimin e parë ka bërë të ditur se Modric mund të largohet vetëm nëse një skuadër paguan klauzolën prej 750 milionë euro./Lajmi.net/