Martesa më e lumtur është mes një burri të gjatë dhe gruaje të shkurtë

Nuk është lehtë me qenë mashkull i shkurtër! Nuk mund të shihni asgjë në koncerte, ju nevojiten karriget për të marrë gjëra në dollapë të gjatë, madje edhe aspekti i fushës së dashurisë është i kufizuar.

E dimë se është klishe të themi se femrat i preferojnë meshkujt më të gjatë se to, por mendojeni mirë: Sa shpesh e shihni një çift ku vajza është më e gjatë se mashkulli, krahasuar me rastin anasjelltas? – transmeton Telegrafi.

Në disa aplikacione që shërbejnë për t’u lidhur një çift, aty madje ka edhe filtra që ju mundësojnë të mos shfaqen persona nën gjatësinë që e caktoni ju.

Sidoqoftë, tani jeta është keqësuar edhe më shumë për meshkujt e shkurtë! Një tjetër studim shkencor, thotë se burrat e gjatë dhe femrat e shkurta i kanë martesat më të mira.

Normalisht se ka plot faktorë prapa një martese të mirë – besimi, komunikimi, respekti, etj. Por, duke marrë parasysh rëndësinë e gjatësisë në lidhje, ia vlen të shohim se si kjo ndikon në martesë.

Në këtë studim, hulumtuesit i kanë anketuar 8,000 pjesëmarrës, dhe kanë zbuluar një lidhje mes gjatësisë së mashkullit dhe lumturisë së gruas.

Aq më shumë centimetra që i ndajnë fizikisht, aq më shumë kënaqësi për gruan.

Sidoqoftë, kjo gjë është faktor për 18 vjet e para të martesës – pas kësaj periudhe, madhësia më nuk ka rëndësi.

Por, përse meshkujt e gjatë konsiderohen si shumë më joshës sesa ata të shkurtrit? Gjithçka ka të bëjë me atë se si i trajtojmë njerëzit në shoqëri. Studimi ka zbuluar se meshkujt e gjatë kanë tendenca të kenë vetëbesim më të lartë, e kështu duken më joshës.

Veç kësaj, punëdhënësit i konsiderojnë meshkujt e gjatë më të besueshëm dhe më të aftë. Rrjedhimisht, ata janë më të prirë të fitojnë më shumë të ardhura, dhe bashkëshortet e tyre janë më të lumtura.

Gjithçka rreth kësaj ka të bëjë me evolucionin: femrat atëbotë kanë qenë më të dhëna pas meshkujve të gjatë e të fortë sepse ata kanë qenë më të mirët në gjah dhe në sigurim të familjes.