Martin Garrix sonte performon në Sunny Hill Festival

Sonte do të mbyllet festivali ndërkombëtar Sunny Hill Festival, qe filloi këtë të premte në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Kjo mbrëmje do të mbyllet me muzikë elektronike e cila do të vijë nga disa prej emrave më të njohur të skenës vendore dhe ndërkombëtare.

Emri kyç është Martin Garrix, superylli i muzikës elektronike, ai që konsiderohet DJ më i mirë në botë. Me hite të shumta dhe me hitin që e ka me Dua Lipën, Martin Garris siguron se atmosfera do të jetë në nivel.

Performancat fillojnë qysh herët me yjet vendore të muzikës si Art Haliti, Oda Haliti, Rrrron, Secret 47, Gon & Sonik, Gamblemania etj. /KP.com

Loading...