Martohet Ozcan Deniz, diferenca në moshë ‘si nata me ditën’!

Aktori i njohur turk, Ozcan Deniz i ka dhënë fund beqarisë së tij. Ai është kurorëzur me 25 vjeçaren, Feyza Aktan.

Aktori, i cili për publikun shqiptar u bë i njohur nga seriali “Një pjesë e imja” me rolin e ”Kahramanit”, u kurorëzu me Aktan në një ceremoni, ku të panishëm ishin një numër i vogël i njerëzve.

Kështu të paktën shihet në një video që kanë publikuar në youtube mediat turke. ”Kahramani” në ceremoninë e kurorëzimit ishte veshur me kostum ngjyrë të zezë, derisa edhe partnerja e tij ishte veshur me fustan, po ashtu me ngjyrë të zezë.

Kujtojmë se çifti ka diferencë të madhe në vjet, Ozcan ka 45 vjet, i lindur në vitin 1972, ndërsa partnerja e tij është 25 vjeçare, e lindur në vitin 1992.

 

Loading...