Mashtrimi i Zaevit me familjet skamnore

Muhamer Pajaziti

Mbi 60 mijë qytetarë të Maqedonisë vazhdojnë të jetojnë në varfëri ekstreme. Ndonëse janë pjesë e skemave të asistencës sociale, ata mezi arrijnë të mbijetojnë nga dita në ditë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Sipas stastikave zyrtare ndihmat sociale sillen nga 25 euro deri në 50. Ndonëse në vitet e para marrin pak më shumë, ajo u përgjysmohet për një periudhë të shkurtër kohore.

Ndihma e tillë duket qesharake, kur sipas statistikave zyrtare nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, shporta e konsumatorit në Maqedoni tejkalon shumën e 500 euro-ve.

Ndihma dhe rroga afrikane, në një shtet ku çmimet e produkteve ushqimore janë më të larta se në vendet e Bashkimit Evropian .

Para ardhjes në pushtet, kryeministri Zoran Zaev pati premtuar pensione sociale dhe rritjen e ndihmës sociale deri në 12 mijë denarë, por deri më tani ky deklarim ka mbetur vetëm një premtim elektoral.

Një pjesë e madhe popullsisë vazhdonë të jetoj në mjerim të skajshëm, derisa politika thotë se po realizon reformat për integrim në familjen evropiane, atje ku njerëzit jetojnë me dinjitet dhe shteti u garanton të paktën kafshatën e gojës.

Po kur do shkoj Maqedonia në Evropë, me këtë standard jetësor dhe me qeveri të njëpasnjëshme që mendojnë vetëm për familjet dhe klanet e tyre zingjirore.

A i plotëson Maqedonia kriteret evropiane të konvergjencës me gjithë këtë varfëri, deficit, rritje të borxhit të jashtëm dhe shumë probleme tjera ekonomike, politike, ndëretnike e fqinjësore.

Politika, e cila vetëm ndërron kostumin, duhet ta pranoj se nuk është e aftë dhe nuk ka kapacitete për zhvilluar vendin dhe integruar në struktura euroantlantike.

Por, cila është zgjidhja? Mbetet të shihet nëse shoqëria në Maqedoni do të jetë e aftë të prodhoj dhe zgjedh një klasë të re të politikanëve që do përdorin modele evropiane dhe të shteteve tjera të sukseshme për të ofruar një perspektivë më të mirë. Në këtë mënyre do të ndalej migrimi dhe pasojat tjera ekonomike, sociale e politike.( INA)

Loading...