‘Mbajeni frymën’ dhe shikojeni festën e ‘çmendur’ të tifozëve të Kroacisë në Zagreb

Kroacia është në gjysmëfinale të Kupës së Botës, pas fitores së shënuar ndaj Rusisë me penallti.

Suksesi i madh i ekipit kombëtar në Rusi, ka bërë që në Kroaci së nis një festë e madhe.

Organizimi më i madh është shënuar në kryeqytetin e Kroacisë, në Zagreb, ku mijëra janë mbledhur në qendër të qytetit.

Fishekzjarrë, këngë e brohoritje të mëdha, karakterizojnë festën e kroatëve.