Mbeten 12 orë pa rrymë, KEDS arsyetohet se ka pasur prishje

Banorët e fshatrave Zllatar, Dardani, Mirosalë, Bibaj, Fshati i vjetër të rajonit të Ferizajt kanë mbetur mbi 12 orë pa energji elektrike.

Ankesa kryesore është që për çfarëdo prishje të motit, ndërpritet furnizimi me energji, pasi shkëputen përçuesit ose rrëzohet ndonjë shtyllë.

Zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala , ka thënë se prishjet kanë ardhur si pasojë e kushteve të renduara atmosferike.

“Kjo prishje është rregulluar pak pas orës 14.00, falë angazhimit maksimal të punëtorëve të KEDS-it, të cilët ishin në vendin e ngjarjes menjëherë”, ka thënë ai.

Mbeten 12 orë pa rrymë, KEDS arsyetohet se ka pasur prishje was last modified: August 27th, 2018 by e-gazeta