Mbrojti me shpirt mos pr.ishjen e shtëpisë së saj te Petro Nini, policja sot del tu pr.ishë shtëpite banorëve te Bregu i Lumit

Efektivja e Shqiponjave Blerta Dervishi e cila pak javë më parë preku zemrat e të gjithëve me rez.istencën për mbrojtjen e banesës së saj në zonën e Petro Ninit dje është vënë në një situatë aspak të favorshme.

E rikthyer në punë pas pez.ullimit që zgjati vetëm për disa ditë sot ajo ka qenë në anën e kundërt duke u përp.lasur me banorët që mbrojnë banesat e tyre në zonën e Bregut të Lumit duke ‘’harruar” atë që bëri vetë vetëm disa javë më parë.

Megjithëse në krye të detyrës Dervishi tregon një lloj ndjeshmërie ndaj protestuesve dhe nuk ka ndërhyrë me forcë.

Në videon e mëposhtme Dervishi shihet e vënë përballë banorëve të cilët janë jo pak të irr.ituar. Deri më tani janë prishur 3 banesa në zonën e bregut të lumit ndërsa banorët janë gjetur të papërgatitur për këtë që po u ndodh.

Ndryshimi mes situatës së Dervishit dhe atyre te Bregu Lumit është i madh pasi këta të fundit nuk e kanë problemin me individë apo biznesmenë po me vetë shtetin që nuk iu lega.lizoi banesat për vite me radhë dhe tani i he.dh në rrugë pa iu dhënë asnjë shpronësim.