Mbyllja e qeverisë i ka kushtuar ekonomisë amerikane 11 miliardë dollarë

Mbyllja e pjesshme e shërbimeve të Shtetit Federal prej më shumë se një muaji i ka kushtuar ekonomisë amerikane 11 miliardë dollarë, nga të cilat rreth 3 miliardë nuk mund të vihen në vend, sipas shërbimit të buxhetit të Kongresit (CBO).

”Shutdown” u shoqërua me rënie të aktivitetit ekonomik, CBO-ja vlerëson se produkti i brendshëm bruto (PBB) i tremujorit të katërt u zvogëlua me 3 miliardë dollarë. Në tremujorin e parë 2019, niveli i PBB-së është më i ulët se 8 miliardë dollarë, duke pasqyruar ndërkohë të pesë javët e ”shutdown” të pjesshëm dhe rimëkëmbjes së aktivitetit ekonomik.

SHBA-ja u përball me një periudhë të gjatë të mosfunksionimit të disa administratave federale, pas dështimit të negociatave në Kongres për financimin e murit në kufirin meksikan, një premtim elektoral i presidentit Donald Trump.