McGregor i kërkon rimeç Khabibit, ia ofendon keq edhe gruan!

Conor McGregor ka njoftuar për pensionimin e tij por ai nuk ka hequr dorë së kërkuari për rimeç me Khabib Nurmagomedov.

Conor McGregor ditë më parë njoftoi për pensionimin e tij nga sporti luf*tarak i arteve të përziera marciale.

Mirëpo britaniku nuk e ka ndërmend të heq dorë lehtë nga ky sport.

Të martën mbrëma McGregor (21-4 MMA, 9-2 UFC) ka treguar se synon të përballet përsëri me Nurmagomedov (27-0 MMA, 11-0 UFC) ndërkohë që i ka thënë kampionit botëror të UFC të mos fri*kësohet për t’u përballur përsëri pasi Nurmagomedov e kishte mposhtur atë në meçin prej katër rundesh vitin e kaluar.

“Mos u frikëso për një rimeç o mi i vogël rrëshqitës. Ti do ta bësh atë që ke thënë gjithmonë se do ta bësh” ka shkruar McGregor në Twitter.

Pas këtij mesazhi McGregor nuk është ndalur dhe ka shkuar në çështje personale duke e komentuar gruan e Nurmagomedov në foton e martesës së rusit.

“Gruaja e jote është një peshqir bashkëshortor” ka shkruar McGregor i cili më pas e ka fshirë këtë mesazh.