Më 27 prill ishte gati skenari i gjendes së jashtëzakonshme, 15 gjeneralët e ARM-së…

Natën e 27 prillit ishte planifikuar skenari për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, kishte shkruar kohë më parë portali Prizma.

Sipas shkrimit të publikuar, 15 gjeneralë të Armatës së Maqedonisë ishin mbledhur në shtabin e përgjithshëm për të planifikuar dhe zbatuar planin që pritej të shpallej nga ana e presidentit Gjorgje Ivanov, që është edhe komandant suprem i forcave të armatosura.

Ndërkohë, siç shkruhet më tej, paralelisht në selinë e VMRO-DPMNE ishin tubuar drejtori i policisë dhe shefi i shtabit operativ të MPB-së, Mitko Cavkov dhe Boris Josifovski, shefi i kabinetit të presidentit Gjorgje Ivanov.

Në këtë portal shkruhet më tej se ishte një plan operativ që kishte kokat e organizatorëve, por që deri tani nuk i ka identifikuar Prokuroria për krim të organizuar, e cila ka ngritur kallëzimë për kërcënime terroriste.

Por ajo që mbetet mister dhe sekret është se nuk dihet se kush nga selia e VMRO-së i koordinonte dhe udhëhiqte aktivitetet e dhunshme në Kuvend, pasi që lideri i kësaj partie kishte udhëtuar për në Vjenë. (INA)

Komentet

komentet