“Më kanë kërcënuar disa herë “,- Gent Zenelaj rrëfen se prej “Stop”-it ka marrë mesazhe kërcënuese

Të jesh në krye të një emisioni investigativ siç është “Stop” i cili momentalisht është një nga programet më të ndjekur padiskutim ka të mirat dhe të këqijat e veta.

Gent Zenelaj prej vitesh tashmë bashkë me Saimir Kodrën çdo mbrëmje në “Tv Klan” sjellin histori nga më të ndryshme të cilat i investigojnë dhe i nxjerrin në trasmetim e shpesh kanë zgjidhur shumë probleme me drejtësinë ndaj njerëzve në vend.

Megjithatë ashtu siç ka patur gjëra të mira në “Stop” për Gentin ka patur edhe kërcënime për jetë. I ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb”, moderatori dhe aktori ka rrëfyer se ka marrë shumë kërcënime por ëhstë përjekur që të dialogojë me të gjithë që kanë patur qejfmbetje apo kritika ndaj tij.

“Mesazhe ka, kërcënime ka . Për fatin tim të madh natyra ime shumë tolerante është e tillë. Edhe ku ka patur kërcënime i kam thenë që ma sqaro njëherë pastaj hajde më vrit. Vrasje jo po më kanë thënë që ta tregoj unë ty… dhe këto gjëra. Ka rezultuar që kur njerëzit flasin sqarohen dhe kuptojnë që janë nxituar. “,- është shprehur Genti./Blitz.al/

Loading...