Me thikë të ngulur në shpinë, pacienti del nga spitali për cigare

Ky pacient spitali po vdiste për një cigare. Ai tentoi të dilte nga spitali për të pirë një cigare, pavarësisht se kishte një thikë të ngulur në shpinë.

Burri, i identifikuar si Vladimir, 34 vjeç, u pajtua të kthehej në shtrat në spitalin në Kazan, Rusi, kur mjekët i thanë “je gati të vdesësh”.

Një infermiere e incizoi burrin – i veshur vetëm me të brendshme – përderisa stafi tentoi ta bindte që të kthehej në shtrat, transmeton Gazeta Express.

Një tjetër infermiere mund të dëgjohet duke i thënë: “Vladimir, a je i nervozuar?”, përderisa një tjetër i tha: “Ku po shkon?”. Ai iu tha atyre se po dilte për një cigare, por më pas e kuptoi se nuk kishte asnjë.