Më thuaj në cilin muaj ke lindur, të të them çfare karakteri ke

Janar

Vajzat e lindura në muajin janar janë jashtëzakonisht ambicioze, mirëpo edhe serioze dhe konservative. Ato që kanë lindur në këtë muaj, prihen të jenë kritike, dhe nuk dëshirojnë të flasin për ndjenjat e tyre.

Shkurt

Femrat e lindura në shkurt janë shumë romantike, dhe ato duhet të trajtohen me durim. Jo çdo person mund t’i kuptojë ato, për shkak se disponimi ju ndryshon shpesh.

Mars

Femrat e lindura në mars kanë karizëm dhe sharm. Ato janë shumë besnike dhe të dedikuara.

Prill

Femrat e lindura në prill janë diplomate dhe mund të bashkëpunojnë me çdo person. Shumica janë shumë xheloze dhe një vajzë e lindur në prill di ta bëj një mashkull më të lumturin në botë.

Maj

Shumë femra janë këmbëngulëse dhe besnike ndaj parimeve. Ato gjithashtu janë shumë atraktive, dhe në kombinim me karakterin e vështirë, ato dinë të jenë shumë të rrezikshme ndaj çdo mashkulli që i dashuron ato.

Qershor

Këto janë vajza shumë kureshtare, komunikuese dhe kreative. E meta e tyre është se flasin para se të mendojnë. Vajzat e lindura në qershor mendojnë se është më mirë t’jua thuash të vërtetën në fytyrë, sesa të flisni prapa shpinës së tyre.

Korrik

Zonjat e lindura në korrik janë të sinqerta, misterioze, të bukura dhe shumë inteligjente. Ato nuk dëshirojnë konflikte dhe janë shumë të sjellshme ndaj çdo personi.

Gusht

Vajzat e lindura në gusht kanë një kombinim të vetpërqendrimit dhe zemrës së mirë. Duhet të provoni të mos ngatërroheni me këto vajza, pasi herët apo vonë ato do të fitojnë.

Shtator

Vajzat e lindura në shtator janë zemërmira, të disiplinuara dhe të bukura. Ato asnjëherë nuk i falin ata që i tradhtojnë. Prandaj, duhet të keni kujdes se si silleni, pasi ato gjithmonë kërkojnë hakmarrje.

Tetor

Vajzat e lindura në muajin tetor kanë karakter të fortë, janë shumë emocionale, por nuk qajnë në sy të të tjerëve. Ato janë shumë të mençura, dhe nuk e hapin mendjen dhe shpirtin ndaj secilit, pasi që mendojnë se do ta abuzojnë këtë mirësi.

Nëntor

Këto janë gjithmonë një hap para tjerëve, dhe shumë lehtë e kuptojnë nëse jeni duke gënjyer. Nuk duhet të luani me ndjenjat e këtyre, pasi që do t’ju bie shumë keq. Çfarë duhet të dini për këto femra, është se nëse dëshironi të dini të vërtetën, më mirë është të mos e kërkoni mendimin e tyre.

Dhjetor

Vajzat e lindura në dhjetor mund të jenë pa durim, por me fat, pasi gjithmonë e gjejnë një mënyrë për të dalë fituese ndaj çdo situate. Ato prihen të jenë të lënduara, por pasi Zoti është në anën e tyre, në fund gjithmonë e arrijnë atë që e meritojnë.j.j

Loading...