Media: Facebook ka lejuar gjigantët e web-it si Amazon të kenë akses në të dhënat e përdoruesve

Facebook-u po përpiqet të minimizojë jehonën e akuzave të reja pas një hetimi të ‘’New York Times’’ ku bëhet e ditur se rrjeti social ka publikuar të dhënat e përdoruesve në favor të gjigantëve të Web-it  si Amazon, Spotify, Microsoft dhe Netflix.

‘’Për vite me radhë, Facebook-u u ka dhënë disa prej kompanive më të mëdha botërore të teknologjisë të drejta më të zgjeruara aksesi në të dhënat personale të përdoruesve të tij, duke mundësuar përjashtimin e këtyre partnerëve tregtarë nga rregullorja e konfidencialitetit’’, shkruan e përditshmja amerikane, bazuar në dokumenta të brendshme dhe dëshmitë anonime të ish-punonjësve.

Facebook pretendon ndërkohë se përdoruesit e tij i kishin shprehur paraprakisht në mënyrë eksplicite se ishin dakord.