Mediat, Alegri lë vëndin për Zidanin te Juve

Masimilano Alegri është gati të largohet nga Juventus në fund të sezonit, me obcion që Zinedin Zidan të zë vendin e tij. Mediat në Itali shkruajnë se ish trajneri i Milanit mund të largohet në fund të sezonit, nëse edhe këtë vit nuk arrin të fitojë Ligën e Kampionëve, edhe pse i njëjti ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2020. Sipas gazetës spanjolle “Mundo Deportivo”, trashëgimtari i tij në stolin ‘Zonjës së Vjetër’ do të jetë ish trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidan. Marrja e drejtimit të Juventusit, do të ishte një kthim në Torino për Zidanen, që ka luajtur për këtë skuadër nga viti 1996 deri në vitin 2001.