Mediat serbe: SHBA-të e Rusia po dërgojnë ‘specialistët’ në Serbi

Mediat serbe po shkruajnë se në Serbi do të fillojnë punën dy ambasadorë të rinj njëri i Rusisë e tjetri i SHBA-ve.

Ata po thonë se të dy po vijnë nga Moska dhe se imazhi i tyre është i ngarkuar me epitetin ‘specialistë’, për zgjidhjen e problemeve më të komplikuara, e qëllimi i tyre sipas mediave serbe është çështja e Ballkanit dhe e problemit Kosovë – Serbi.

Ambasadori rus i ardhshëm, Aleksandër Bocan Harchenko dhe homologu i tij amerikan, Anthony Godrey sipas shumë detajeve të biografisë kanë ngjashmëri në sferat e tyre të interesit dhe angazhimin diplomatik.

Sipas asaj që shkruhet në mediet serbe, të dy diplomatët janë të dërguar që të mbyllin konfliktet në Ballkan.