Mediat serbe: Zoti e dë*noi Francën, vendosi flamurin e Kosovës në katedrale

Dje në Paris ka marrë flakë katedralja Notre Dame madje mbi çatinë e saj ka rënë edhe kumbonarja e gjatë 90 metra. Zjarrit besohet që të ketë ndodhur si pasojë e punimeve që kanë qenë duke u zhvilluar në katedrale. Mirëpo fajin për këtë lajm të rëndë për trashëgiminë kulturore të botës mediat në Serbi janë duke ia lënë Kosovës.

“Franca gjashtë muaj më parë e vendosi flamurin e shteti të rremë të Kosovës dhe sonte katedralja ka marrë flakë. Kjo është një ndëshkim nga zoti” është pjesa e publikuar nga informer.rs

Në nëntor të vitin të kaluar gjashtë muaj më parë në katedralen Notre Dame ishte ngritur për herë të parë flamuri i Kosovës në kuadër të përkujtimeve të Njëqindvjeçarit të fundit të Luftës së Parë Botërore.