Mediumi i njohur: Lojtari i Arsenal shumë afër marrëveshjes me Liverpool

Aron Ramsey është shumë afër largimit nga Arsenali.

Mesfushori uellsian ende nuk e ka pranuar kontratën e re të ofruar nga skuadra londineze, pasi e pret një ofertë nga një klub tjetër.

Sipas Daily Express, Ramsey është shumë afër që të arrij marrëveshje me Liverpoolin, përcjell ORAinfo,

Uellsiani ka hyr në vitin e fundit të kontratës, pasi ajo i skadon në vitin 2019, andaj Arsenali do të jetë i detyruar që ta shet atë, pasi në verën e ardhshme mund të largohet me parametra zero.