Mediumi serb: Këto janë thesaret e fshehura të Shqipërisë!

Njerëz të shumtë nga e gjithë bota vazhdojnë të frekuentojnë bregdetin shqiptar. Madje jo rrallë herë, rekomandohet që të vizitohen plazhet e ndryshme.

E kur jemi tek rekomandimet, çuditërisht i fundit që ka thurrur lavde për bukuritë shqiptarë është mediumi serb Blic.rs.

 

 

Sipas tyre, disa nga plazhet shqiptare janë më të bukura se sa ato në Maldive dhe Filipine, transmeton Indeksonline.

I pari në listë, sipas tyre prinë plazhi i Dhërmiut.

“Dhërmiu konsiderohet plazhi më i bukur në Shqipëri, ai mund të shfrytëzohet për relaksim dhe kamping”, thuhet në storien e publikuar nga Blic.rs.

“Uji i pastër dhe i kristaltë e bëjnë këtë plazh jashtëzakonisht të bukur”, thuhet tutje në këtë storie.

E dyta, që sipas tyre mund të konsiderohet si thesar është Ksamili.

“Ksamili apo perla e Jonit, është pak a shumë një fshat turistik që gjendet në jugun e Shqipërisë. Është i njohur për plazhet e ashpra dhe ujin e pastër dhe notimin që mund të bëni deri në tre ishujt e afërt i cili gjendet pranë qytetit të  lashtë të Butrintit”.

Edhe qyteti i qetë i Himares gjendet në harten turistike të Shqipërisë.

“Plazhi i Himares njihet për ujin e kristaltë, dhe plazhen e saj unike për 3 kilometra”.

Saranda, jo zyrtarisht është kryeqyteti i rivierës shqiptare.

“Saranda, për shumicën është vend i pashmangshëm për tu vizituar”, thuhet tutje derisa shfaqen pamjet fantastike.