Medreseja e Pakistanit thyen rekordin botëror duke nxjerrë mbi 1 milion hafizë të Kuranit

Medreseja ‘Wafaq ul Madaris’ në Pakistan ka shë.nuar rekord botëror duke nxjerrë mbi 1 milionë hafizë të Kuranit .

Një milion studentë kanë memorizuar Kuranin e Lartë në këtë medrese që prej themelimit të sja në vitin 1982 transmeton Ekuilibër.

Sekretari i përgjithshëm i Wafaq ul Madaris, Hafiz Jalandhari ka treguar se në vitin 2019 më shumë se 78 000 student janë bërë hafizë të Kuranit prej të cilëve 14 000 kanë qenë femra.

Medresetë e Pakistanit krahas mësimit përmendësh të Kuranit të Lartë u mësojnë edhe lëndët e shkencave ekzakte dhe shoqërore si dhe ato gjuhësore, më konkretisht gjuhë angleze dhe urde.

Përdallim nga Pakistani Arabia Saudite nxjerr vetëm 5 mijë hafizë të Kuranit në vit ndërkohë që medresetë Pakistanit nxjerrin disa fish më shumë student edhe pse gjuhë arabe nuk është gjuhë vendase e pakistanezëve . Për këto arritje të Medreseve të Pakistanit është vlerësuar me çmime edhe nga Arabia Saudite ka thënë sekretari i kësaj medrese.

Pakistani është shtet nga Azia jugore, me një nga ekonomitë më me rritje në botë e radhitur në nivel global si e 23 dhe e gjashta në botë për numrin më të madh të banorëve.