Memli Krasniqi reagon ash.për pasi u raportua se tha “Të rinjtë që po ikin duhet me ju ndalu me ligj kthimi”

Memli Krasniqi ka reaguar ashpër ndaj shpi.fjeve që po bënë ndaj tij dhe zyrtarëve të PDK-së faqja “Me Ramushin Kryeministër” në rrjetin social Facebook.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Memli Krasniqi ka reaguar ash.për pas një lajmi të publikuar në një faqe në rrjetin social Facebook.

Memli Krasniqi paralajmëron nëpërmjet faqes së tij në Facebook se do të ndiqen edhe penalisht edhe në mënyrë institucionale sapo të gjenden emrat e atyre që e menaxhojnë këtë faqe me prop.agandë.

Reagimi i plotë i Krasniqit pa ndërhyrje:

Nuk eshte hera e pare qe kjo faqe dhe faqe te ngjashme me te publikojne lajme te rrejshme duke me apostrofuar mua por edhe kolege te tjere nga Partia Demokratike e Kosoves.

Eshte pertej perfiditetit qasja e tille mashtruese sidomos kur keto faqe e identifikojne veten me Kryeministrin Ramush Haradinaj.
Njerezit qe sot fshihen prapa ketyre faqeve nen petkun e anonimitetit nuk do te qendrojne ne terr edhe gjate. Kur te identifikohen ata nuk do te shpetojne nga pergjegjesia penale qe kane.

Me vjen keq qe shume njerez mund te jene fyer nga kjo prop.agande shpi.fese edhe pse eshte lehtesisht e dallueshme qe deklarimet e tilla qe keta shpifes na i mveshin jane pertej cmendurise.

Nuk kam reaguar ne raste te kaluara por prej tash gjithsesi do te mirremi me keto faqe te gerditshme edhe ne menyre institucionale.