Menaxheri i Feros habit publikun, flet si klerik fetar pas plag*osjes

Met Elshani menaxheri i OneRecords ka habitur publikun pas pla*gosjes së tij me a*rmë zjarri gjatë ditës së sotme në Prishtinë.

Ai në një intervistë për Insajderin pas pal*gosjes ka folur si klerik fetar duke fajësuar disa të rinj për pla*gosje. Ka thënë se të rinjtë kanë devijuar duke e lënë shkollën dhe duke u marrë me disa gjëra të tjera për të ardhur deri tek fama dhe paraja .

“Kanë qenë disa persona të panjohur të cilët as nuk më kanë folur as asgjë vetëm më kanë sul*muar. Nuk i njoh personat nuk i di motivet dhe asgjë tjetër. Ata kanë qenë të rinj dhe rinia tashmë kanë devijuar në një mënyrë sepse e kanë lënë shkollë prapa dhe janë duke u marrë me disa punë se si të vijnë tek fama dhe te paraja. Po besoj që do të kthehen në rrugë të drejtë”, ka thënë për Insajderin Met Elshani.

Gjatë ditës së sotme në lagjen Dardania ka pasur të shtëna me ar*më zjarri, ku mbeti i pla*gosur menaxheri i Feros dhe pronari i On Tv-s Mehmet Elshani.

Tashmë për këtë vepër janë arr*estuar gjithsej katër persona emrat e të cilëve janë bërë publik: Adhurim Lepaja Leutrim Krasniqi 22 vjeçar Shpetim Cakiqi 20 vjeçar dhe GJ.B 43 vjeçar.

Për këtë ngjarje ka raportuar edhe Policia e Kosovës ndërsa sa i përket të arr*estuarit Adhurim Lepaja thuhet të ketë edhe dosje të tjera krimi*nale.