Menaxheri i Pjanicit ka një lajm për tifozët e Juventusit

Miralem Pjanic është i gatshëm t’i vlerësojë ofertat për largim nga Juventus.Menaxheri i tij i ri, Fali Ramadani ka njoftuar ekipin kampion nga Serie A se dëshiron t’i konsiderojë propozimet për klientin e tij.

Mediat italiane raportojnë se ekziston një interesim i madh për blerjen e Pjanicit, gjatë këtij afati kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.Chelsea, Manchester City dhe Barcelona janë tri klubet që kanë shfaqur interesim të madh për blerjen e Pjanicit.

Loading...