Mënyra si i mbani duart zbulon shumë për lidhjen tuaj (FOTO)

Mbajtja e duarve me një person që e doni është shumë e natyrshme. Dhe, sigurisht, psikologët janë vërtet të interesuar të studiojnë këtë mënyrë të shprehjes së ndjenjave.

Telegrafi ka shikuar disa studime të sjelljeve shoqërore dhe ka gjetur se mënyra se si i mbani duart me një person të afërt mund të thotë shumë për lidhjen tuaj.

Një gërshetim i lehtë i gishtave: Respekt

Kjo mënyrë ë mbajtjes së duarve tregon se marrëdhënia juaj është emocionalisht e qëndrueshme dhe se i besoni plotësisht partnerit. Ju i tregoni njerëzve të tjerë se jeni ne një marrëdhënie dhe prapë keni mjaftë hapësirë personale- i respektoni ndjenjat dhe individualitetin e njëri-tjetrit.

Pëllëmbët bashkë: Përgjegjësi

Kjo është një nga mënyrat më të shpeshta të mbajtjes së duarve që tregon se kush e dominon marrëdhënien. Pëllëmba e atij të cilit është përball është udhëheqësi. Kur njerëzit duan të mbrojnë ose qetësojnë partnerin e tyre, ata mbajnë duart në këtë mënyrë.

Gishtat e gërshetuar: Kujdes

Jeni të lidhur me ndjenja më të thella dhe jo tërheqje fizike. Përpiqeni të jeni të ndershëm me njëri-tjetrin pa fshehur dobësitë dhe të metat. Marrëdhënia juaj bazohet në besim dhe kujdes.

Mbajtja për një gishti: Flirtues

Lidhja juaj është në fazën e flirtimit. Po mësoni gjëra të reja për njëri-tjetrin dhe nuk jeni gati për asnjë lloj përgjegjësie. Kur një marrëdhënie është në fazat fillestare, kjo është mënyra se si njerëzit mbajnë duart.

Prekjet e rastësishme: Simpati e fshehur

Kur ecni me njëri tjetrin dhe duart tuaja preken pak, kjo do të thotë se njëri prej jush dërgon sinjale të simpatisë. Por shumicën e kohërave, kjo marrëdhënie nuk është më shumë se një miqësi.

Mbajtja e belit: Pasion

Jeni shumë afër për të hyrë në lidhje. Ky është një kompromis mes një shëtitje dhe një përqafimi. Nëse vërtetë një nga partnerët tregon këtë gjest, kjo do të thotë që njëri prej partnerëve është një person posesiv.

Mbajtja e duarve në mënyrë zyrtare: Ndjenjë e sigurisë

Në këtë mënyrë, një vajzë tregon se ka nevojë për mbështetje dhe ndihmë. Ky është një gjest klasik që tregon se një marrëdhënie është e qëndrueshme. Por ky gjest nuk do të thotë se njerëzit janë në dashuri.