Mërgimtarët: Kemi nevojë për më shumë informacione rreth votimit në Referendum

Siç bëjnë të ditur nga Komisionit Shtetëror Zgjedhor nga 251 kërkesat e parashtruara nëpërjet veb faqes së këtij komisioni, 127 kërkesa tanimë janë pranuar, ndërsa 124 janë në përpunim e sipër.

Numri më i madh i kërkesave janë dorëzuar në Bern dhe Vjenë nga 21, në Ljubljanë 18, Toronto 18, Kanbera 15, e kështu me rradhë.

Paraqitja e votuesve të diasporës në njësitë diplomatike konsulare, apo nëpërmjet web faqes së KSHZ-së mund të bëhet deri më 23 shtator.

Interesimi I diasporës për zhvillimet në vendlindje nuk mungon, por mërgimtarët që aktualisht ndodhen në vendlindje thonë se kanë nevojë për më shum informacione rreth referendumit.

“Jetoj në Norvegji. Nuk jemi të informuar për momentin nuk ka infomim ende. Duhet të na informojnë që të marrim pjesë në referendum”.

“Ne jetojmë në Gjermani. Na kan njoftuar por ishte kohë e pushimeve dhe kemi ardhur këtu kur të kthehemi do të shkojmë të paraqitemi”.

“Normal duhet, duhet të shkojm atje por nuk funksionon. Kot shkojm mundohemi atje, kur ne shkojm të votojmë për diçka për këtu në vendlindje nuk funksionon asnjë here. Mua më intereson emri të më konvenoj edhe mua pak si shqiptar”, shprehen mërgimtaret nga Tetova.

Në kuadër të aktivitteve të KSHZ-së për organizimin e referendumit deri më 23 gusht qytetarët e vendit kanë mundësi të bëjnë kontrollin e të dhënave të tyre në regjistrin zgjedhor.

Komentet

komentet