MERKEL ME PROBLEME SHËNDETËSORE, DEL VIDEO KU DRIDHET GJATË TAKIMIT ZYRTAR

Kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë pritjes protokollare të organizuar në Berlin për presidentin e ri ukrainas, Zelensky, është shfaqur në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Ndërsa po fotografohej me presidentin ukrainas, kancelarja Merkel është parë teksa dridhej. Sipas mediave u dyshua se shkak i dridhjes së kancelares gjermane, ka qenë dehidratimi dhe temperaturat e larta në Berlin.

Gjatë konferencës për shtyp, gazetarët e pyetën kancelaren Merkel rreth shëndetit të saj.

‘Jam shumë mirë, piva të paktën 3 gota me ujë të cilat më duheshin’, deklaroi kancelarja gjermane në konferencë.