Mësoni motin për sot dhe ditët në vijim |Tabela

Sot mot më i freskët, mundësi për shi, e në fundjavë mot i nxehtë kryesisht me diell.

Meteorologët parashikojnë se në vendin tonë gjatë ditës së sotme do mbajë mot më i freskët me mundësi për reshje shiu, por në fundjavë do kemi rritje të temperaturave po që nuk pritet të zgjasë shumë, përcjell Gazeta Metro.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 13C deri në 15C, ndërsa maksimalet nesër do të zbresin deri në 22C, e në fundjavë do të rriten deri në 31C.
Do të fryejë erë e mesatare nga veriperëndimi-veriu 3-10m/s, e në fundjavë nga jugperëndimi 2-11m/s. Shtypja atmosferike, nga vlerat normale, deri në fundjavë, do të pësojë rënie nën këto vlera.

Parashikim i detajuar nga nesër deri më 23 korrik:

19.07 – Mot më i freskët, kryesisht me vransira. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu.
20.07 – Mot kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Pasdite vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu. Në mbrëmje priten kthjellime.
21.07-22.07 – Mot i nxehtë, të shtunën kryesisht me diell dhe kthjellët. Ditën e diel paradite kryesisht me diell, pasdite pjesërisht vranët, vende-vende mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.
23.07 – Mot jo shumë i ngrohtë, kryesisht i vranët me shi dhe shtrëngata.

Loading...